Ndërlidhjet

Vritet një gjeneral i Libisë


Ilustrim
Ilustrim
Raportet nga Libia thonë se persona të armatosur kanë vrarë një gjeneral të ushtrisë në qytetin lindor të Bengazit.

Gjenerali Mohamed Hadia al-Feitouri kishte kaluar në anën e kryengritësve që rrëzuan ish liderin e Libisë Muamer Gadafin në vitin e kaluar.

Ai më vonë u bë përgjegjës për municion dhe armë i Ministrisë së Mbrojtjes.

Nuk dihet identiteti e sulmuesve e as motivet që qëndrojnë pas vrasjes.

Vrasja e tij vjen në kohën kur në qytetin lindor të Libisë ka incidente të kohëpaskohëshme, për shkak se disa grupe politike frikësohen nga dominimi i kryeqytetit Tripoli si dhe dominimit të pjesës perëndimore. Javën e kaluar, zyra e shërbimit ushtarak të zbulimit në

Bengazi u godit nga një eksploziv, por nuk pati viktima
XS
SM
MD
LG