Ndërlidhjet

Ministrat e Jashtëm arabë diskutojnë për Sirinë


Flamuj të vendeve arabe
Flamuj të vendeve arabe
Ministrat e Jashtëm arabë planifikojnë të takohen të dielën në Arabinë Saudite për të diskutuar zhvillimet në Siri dhe për të zgjedhur një zëvendësim për Kofi Ananin, i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për konfliktin në Siri.

Anan dha dorëheqje më 2 gusht, duke thënë militarizimi në rritje në Siri dhe mospajtimet brenda Këshillit të Sigurimit të OKB-së e kanë bërë të pamundur punën e tij.

Diplomatët në Kombet e Bashkuara kanë bërë me dije se i preferuari i tyre për të zëvendësuar Ananin është diplomati veteran algjerian Lakdar Brahimi, i cili ka qenë edhe zyrtar i lartë në Ligën Arabe.

Takimi mbi Sirinë, ndodh para se udhëheqësit myslimanë takohen të martën në Arabinë Saudite në një samit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik.
XS
SM
MD
LG