Ndërlidhjet

Iran: 250 të vdekur nga tërmetet


Iran
Iran
Ekipet e shpëtimit në Iranin veri-perëndimor po përpiqen edhe sot që të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat e shkaktuara prej dy tërmeteve të fuqishme, që lanë të vdekur 250 njerëz dhe lënduan më shumë se 1 mijë e 800 të tjerë.

Kjo shifër pritet të rritet derisa raportet flasin se një mori fshtarash janë goditur nga tërmetet.

Autoritetet thanë se 110 fshatra janë goditur nga tërmetet.

Mbetet e paqartë sa njerëz janë prekur nga to.

Linjat telefonike dhe të komunikimit në shumë fshtara raportohet se janë dëmtuar, duke e vështirësuar kështu punën e ekipeve të shpëtimit.

Kryqi i Kuq tha se do të vendosë më shumë spitale mobile në zonat e prekura për të dhënë ndihmën emergjente për të lënduarit.
XS
SM
MD
LG