Ndërlidhjet

Xhamajka thyen rekord në stafetën olimpike


Usain Bolt
Usain Bolt
Xhamajka ka fituar stafetën olimpike në garën e meshkujve 4x100m , duke shënuar një rekord botëror prej 36.84 sekondash.

Katërshja prej Nesta Karter, Majkëll Frater, Johan Blake dhe Usain Bolt e thyen rekordin e mëhershëm të vendosur nga ta në vitin 2011 prej 37.04 sekondash.

Bolt tashmë ka fituar medaljet e arta për vrapimet në 100 metra dhe 200 metra.

SHBA mori medaljen e argjendtë në stafetën olimpike që zgjati 37.04 sekonda, ndërsa Trinidad dhe Tobago mori të bronztën për 38.12 sekonda.
XS
SM
MD
LG