Ndërlidhjet

Sinai: Vriten 6 militantë


Sinai
Sinai
Raportet thanë se forcat egjiptiane të sigurisë i kanë vrarë gjashtë sulmues të armatosur gjatë një bastisje në një fshat në Sinain Verior, derisa ushtria ka shtuar presionin ndaj islamikëve në gadishullin e pakontrolluar që kufizohet me Gazën dhe Izraelin.

Zyrtarët e sigurisë thanë se kanë gjetur kemikale që përdoren për të krijuar mjete shpërthyese, granata dhe armë automatike te militantët në fshatin El-Xhurah.

Televizioni shtetëror, i cili nuk dha detaje për luftimet, tha se tre ushtarë janë vrarë.

Ofensiva kundër militantëve islamikë në Siani u lansua në javën e kaluar pas vrasjes së 16 kufitarëve egjiptianë.
XS
SM
MD
LG