Ndërlidhjet

Mbyllen Lojrat Olimpike 2012


Pamje nga ceremonia përmbyllëse
Pamje nga ceremonia përmbyllëse
Në mbrëmjen e së dielës u mbyllën Lojrat Olimpike 2012 me një ceremoni spaktakolare, me më shumë se katër mijë performanca në mesin e të cilave edhe rock bendet britanike si "The Who" apo grupi i popit "The Spice Girls".

Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Zhak Rozhe, i quajti Lojrat "të lumtura dhe të shkëlqyeshme”, ndërsa shfaqi bindjen se “shumë njerëz të rinj do të frymëzohen të merren me një sport ose t’i realizojnë ëndrrat e tyre”.

Flamuri zyrtar i Lojrave iu dorëzua kryetarit të Rio de Zhaneiros, që do të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike në vitin 2016.

Gjatë Lojrave të sivjetme Olimpike janë shënuar gjithsejt 44 rekorde botërore.

Me 104 medalje të fituara, listës së shteteve më të suksesshme u prijnë Shtetet e Bashkuara, pasuar nga Kina dhe Rusia.
XS
SM
MD
LG