Ndërlidhjet

Lëvizja për Bashkim: Kosova s'ka nevojë për parulla


Prishtinë
Prishtinë
Lëvizja për Bashkim ka reaguar sot ndaj deklaratave të subjekteve politike të Kosovës, në prag të dialogut Prishtinë-Beograd.

"Shqetësuese në këtë situatë është se këto subjekte, në vend se të merren me trajtimin serioz e përmbajtjesor të çështjes, ato, të nxitura nga motive elektorale, shërbehen me fraza e parulla krejtësisht jashtë realitetit. Synimet për një 'traktat paqeje me Serbinë', 'për normalizim marrëdhëniesh', për 'njohje të ndërsjellë', apo kërkesa 'për kërkim-falje nga ana e Serbisë', janë synime e kërkesa që do të vinin në shprehje vetëm pasi të zgjidhen problemet që ekzistojnë me Serbinë", thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Sipas saj, midis Kosovës e Serbisë ka ende çështje mjaft të rënda të pazgjidhura, siç është Kosova Lindore, qyteti i ndarë i Mitrovicës, Leposaviqi, Zveçani e Zubin Potoku, e të cilat kërkojnë "një debat të mirëfilltë e harmonizim pikëpamjesh në mes të subjekteve politike shqiptare, e jo grindje, përplasje e akuza të ndërsjella".

Ditë më parë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë shprehur të gatshëm për një traktat të paqes me Serbinë, me të cilin do t'iu jepej fundi marrëdhënieve të konfliktit.
XS
SM
MD
LG