Ndërlidhjet

Ligjvënësit iranianë kritikojnë trajtimin e tërmeteve


Pasojat e tërmeteve në Iran.
Pasojat e tërmeteve në Iran.
Anëtarët e Parlamentit iranian, të cilët vijnë nga rajonet e goditura nga tërmetet e së shtunës, kanë kritikuar ashpër përpjekjet e autoriteteve për ndihma.

Më shumë se 300 njerëz kanë humbur jetën në rajonin e Iranit verior, ndërsa ligjvënësit e kësaj zone kanë thënë se zyrtarët lokalë kanë arritur “shumë vonë”.

Sipas tyre, numri i viktimave do të mund të ishte më i vogël nëse përgjigjja emergjente do të ishte e koordinuar.

Ligjvënësit kanë thënë se jo të 8,000 tendat, të dërguara nga Gjysmëhëna e Kuqe për zonat e prekura, kanë arritur te 16,000 njerëzit e pastrehë.

Kryetari i Parlamentit, Ali Larijani, ka kërkuar nga zyrtarët që merren me ndihmat, të rregullojnë të metat.
XS
SM
MD
LG