Ndërlidhjet

Mirëpritet hapja e Konsullatës së Kosovës në Stamboll


Flamuri i Kosovës
Flamuri i Kosovës
Qeveria e Turqisë ka mirëpritur vendimin e institucioneve të Kosovës për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.

"Qeveria turke është pajtuar për hapjen e misionit konsullor të Kosovës, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, në koordinim të plotë me institucionet e tjera shtetërore, që merren me politikën e jashtme, do të ndërmarrë të gjitha hapat për fillimin e proceduarve për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme", thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Sipas saj, Konsullata e Përgjithshme në Stamboll, pas funksionalizimit të plotë, përveç shërbimeve konsullore për qytetarët kosovarë në Turqi, "do të ofrojë të gjitha shërbimet e nevojshme konsullore për bashkatdhetarët në një pjesë të Azisë dhe Afrikës".
XS
SM
MD
LG