Ndërlidhjet

Rusi: Tërmet i fuqishëm në rajonin e Lindjes së Largët


Banorët mblidhen në një stadium lokal pas një tërmeti në Kyzyl të Rusisë në dhjetor të vitit të kalaur
Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se një tërmet me intensitet 7.3 shkallë i ka goditur ujërat e Lindjes së Largët të Rusisë.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për dëme materiale ose viktima në njerëz.

Poashtu, nuk është dhënë alarm i menjëhershëm për cunami.

Tërmeti ka ndodhur sot në orën 13 sipas kohës lokale dhe epiqendrën e kishte në Oqeanin Paqësor, 160 kilometra në lindje të qytetit rus, Poronajsk.
XS
SM
MD
LG