Ndërlidhjet

Svoboda kundër modelit të Qipros


Eurodeputeti, Hanes Svoboda
Eurodeputeti, Hanes Svoboda
Bashkimi Evropian nuk do të aprovojë çfarëdo plani për anëtarësimin e Bosnjës sipas modelit të Qipros dhe politikanët të entitetit serb të Bosnjës duhet ta heqin këtë nga mendja, tha europarlamentari, Hanes Svoboda.

“BE-ja nuk do të mbështes ndarjet etnike. Për këtë arsye politikanët e Republika Srpskas duhet t’i kthejnë planet e tyre për ndarje, sa më parë, aty prej nga i kanë marrë”, citon Svobodan e përditshmja Dnevzni Avaz.

Ai theksoi se më e mira ishte sikur ato plane të zhduken tërësisht.

Deklarata e Svobodas erdhi në kohën kur mediat dhe disa politikanë pretendojnë se entiteti serb i Bosnjës, për dallim nga ai kroat dhe boshnjak, ka kaluar një shteg të gjatë reformash dhe se për këtë arsye BE-ja do të duhej ta zbatonte në Bosnjë modelin e anëtarësimit të Qipros.

Deklarata të tilla u bënë, kohë më parë, nga ministri për zhvillim rajonali Republika Srpskas, Zhelka Svijanoviq, dhe kreu i partisë opozitare Partia për Përparim Demokratik, Mladen Ivaniq.

Por, Svoboda u shpreh kategorikisht kundër kësaj ideje.

“Qiproja nuk mund të jetë një model i dëshiruar për BE-në. Ekziston vetëm një Qipro për BE-në dhe ajo do të mbështetet si një tërësi”, tha ai.
XS
SM
MD
LG