Ndërlidhjet

Polakët gjejnë bombë 500 kilogramëshe


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Një ndërtesë në qendër të Varshavës u evakua pasi punëtorët e ujësjellësit gjetën një bombë 500 kilogramëshe të Luftës së Dytë Botërore, njoftoi DPA duke cituar raportet e mediave lokale.

Diku 20 njerëz janë evakuuar nga ndërtesa pasi një ekip që po riparonte gypat e ujit gjeti bombën afër ndërtesës.

Ushtarët e siguruan bombën dhe e dërguan atë për detonim jashtë qytetit.

Kohë pas kohe vazhdojnë të gjinden mbetje të Luftës së Dytë Botërore në qytet.

Në muajin shkurt, diku 400 njerëz u evakuuan kur një bombë 1.5 tonëshe u gjet në qendër të Varshavës-gjithashtu përgjatë linjës së Metros së qytetit.
XS
SM
MD
LG