Ndërlidhjet

Fermë marijuhane në tunel


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Autoritetet italiane thanë se kanë zbuluar një fermë ilegale të marijuhanës në një tunel, të cilin diktatori i dikurshëm Benito Musolini dëshironte ta fuste në kuadër të sistemit të metros së Romës.

Policia italiane bëri të ditur se pjesëtarët e saj kanë gjetur fermën kur kanë vërejtur një erë të dyshimtë në afërsi të një tuneli të papërdorur në Romë.

Me të hyrë në tunel, policët gjetën këpurdha që po kultivoheshin në këtë vend, ndërsa prapa një muri falso gjetën bimë të marijuhanës.

Sipas policisë, ishin diku 340 kilogramë marijuhanë që mund të ndaheshion në 340 mijë doza.

Pronari i fermës së këpurdhave u arrestua pas gjetjes.
XS
SM
MD
LG