Ndërlidhjet

Australia do të fuqizojë ligjin “e vështirë” anti-duhan


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Australia do të fuqizojë ligjin anti-duhan, i cili është konsideruar të jetë ligji më i vështirë në botë kundër duhanpirjes.

Gjykata e Lartë e vendit ka mbështetur masën, e cila ndalon kompanitë e duhanit që në paketat e cigareve të shfaqin ngjyrat e tyre apo të vënë logo, në përpjekje për të bërë duhanprijen sa më pak atraktive.

Kompanitë e duhanit kanë sfiduar ligjin, duke argumentuar se ai shkel të drejtat e pronësisë intelektuale dhe zhvlerëson markat e tyre të tregut.

Gjykata ka thënë se do të publikojë arsyet për mbështetjen e ligjit. Ky i fundit pritet të hyjë në fuqi në muajin dhjetor.
XS
SM
MD
LG