Ndërlidhjet

Tibetianët protestojnë “brutalitetin” e policisë kineze


Foto arkivi
Foto arkivi
Qindra tibetianë kanë protestuar në veriperëndim të Kinës, pasi policia ka rrahur katër persona.

Grupi për të drejtat e njeriut “Tibeti i Lirë” ka raportuar për qindra të tubuar jashtë ndërtesës së policisë në provincën Qingai.

Zyrtarët policorë, disa orë më parë, kanë nxjerrë katër tibetianë nga makina e tyre, për t’i rrahur dhe kërcënuar me armë.

Radio Azia e Lirë ka cituar dëshmitarët të kenë thënë se policët kanë qenë të dehur dhe kanë rrahur ashpër katër personat.

Protesta po ashtu pason raportet e së hënës për përleshje në provincën Sihuan, pasi dy tibetianë janë vetëdjegur për të protestuar sundimin kinez.
XS
SM
MD
LG