Ndërlidhjet

Franfkurt: Pengohen dy fluturime për në SHBA


Aeroporti i Frankfurtit
Aeroporti i Frankfurtit
Dy aeroplanë që kishin destinacion Shtetet e Bashkuara nuk janë lejuar që të ngriten nga aeroporti i Frankfurtit për shkaqe të sigurisë, njofton agjencia e lajmeve DPA.

Të dy fluturimet e United Airways dhe US Airways, njëra për në Nju Jork dhe tjetra për në Filadelfi, janë anuluar të martën dhe aeroplanët i janë lënë policisë për inspektim, raporton agjencia gjermane e lajmeve.

Aeroplani i United Airways për në Nju Jork, që kishte 172 pasagjerë dhe 9
anëtarë të ekuipazhit në bord, u ndalua derisa ishte rrugës për në pistë, për shkak të një dëmtimi në tualet, citon DPA një zëdhënës të policisë në Frankfurt.

Dy të dyshuar - një qytetar arab dhe një nga SHBA janë kontrolluar, por asgjë inkriminuese nuk është gjetur te ta. Ngjashëm nuk është gjetur asgjë e dyshimtë as në aeroplan.

Aeroplani i dytë, i destinuar për në Filadeflia, është anuluar të martën pasdite, por, nuk janë dhënë detaje të tjerë në lidhje me këtë.
XS
SM
MD
LG