Ndërlidhjet

Japonia arreston pesë aktivistë kinezë


Harta e Japonisë
Harta e Japonisë
Policia japoneze arrestoi pesë persona, aktivistë pro-kinezë në një ishull të kontestuar në detin e Kinës Lndore.

Grupi kishte lundruar nga Hong Kongu në ishujt e njohur si Senkaku në Japoni.

Autoritetet japoneze thanë se kanë paraqitur një notë proteste diplomatike në Kinë në lidhje me aktivistët.

Por, Ministria e Jashtme e Kinës tha se do të paraqesë një ankesë ndaj Japonisë për shkak të arrestimeve.

Tensionet gjithashtu u përhapën edhe në vende tjera në përvjetorin e dorëzimit të Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Derisa Koreja e Jugut po shënonte fundin e pushtimit nga Japonia, një grup notarësh të Koresë së Jugut zbarkuan në ishujt e quajtur Dokdo nga Koreja e Jugut dhe Takeshima nga Japonia, disa ditë pasi presidenti Li Mijung- bak vizitoi ishujt - një gjest që gjithashtu shkaktoi reagimin japonez.
XS
SM
MD
LG