Ndërlidhjet

Izraeli "më gati se kurrë më parë" për sulm ndaj Iranit


Protesta kundër sulmeve në Iran
Protesta kundër sulmeve në Iran
Ministri izraelit i Mbrojtjes në largim tha se shteti hebraik është i përgatitur për një luftë njëmujore të gjatë, në fronte të shumta, po që se vendos ta sulmojë Iranin.

Në një intervistë për gazetën “Maariv”, Matan Vilnai tha se Izraeli është i gatshëm për t'u përballur me pasojat e një përplasjeje me Iranin, po që se shteti hebre vendos të nisë një sulm kundër programit bërthamor të Teheranit.

Ai tha se Izraeli është më “gati se kurrë më parë” për një përplasje të tillë.

Vilnai mbështeti parashikimet e zyrtarëve të tjerë të lartë izraelitë që shteti hebre do të pësonte rreth 500 viktima në një përplasje të tillë.

Në javët e fundit janë rritur spekulimet në lidhje me mundësinë e një sulmi izraelit mbi aktivitetet bërthamore të Iranit, për të cilat shteti hebre dhe shumë shtete të komunitetit ndërkombëtar besojnë se fshehin një program të armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG