Ndërlidhjet

Përleshje në Damask


Damask
Damask
Forcat siriane të sigurisë u përleshën me kryengritësit në Damask disa orë pasi një shpërthim i madh tronditi kryeqytetin.

Aktivistët thanë se luftimet shpërthyen kur kryengritësit sulmuan postblloqet e forcave të sigurisë në rrethin Meze të Damaskut Perëndimor, afër ndërtesave të qeverisë dhe ambasadës iraniane.

Mediat pro-qeveritare raportuan për përplasjet duke thënë se disa luftëtarë të opozitës u vranë ose u arrestuan.

Ndërkaq, aktivistët thanë se një shpërthim i madh është dëgjuar në pjesën veriore të qytetit.

Të mërkurën në mëngjes, një shpërthim i madh ka ndodhur në afërsi të një ndërtese ushtarake dhe një hoteli të përdorur nga vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara.

Mediat shtetërore thanë se në këto shpërthime janë plagosur tre persona.

Në Mekë të mërkurën, mbahet një samit urgjent i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që pritet ta suspendojë Sirinë nga grupi.
XS
SM
MD
LG