Ndërlidhjet

Policia kryen bastisje në Shtërpcë


Policia e Kosovës, foto nga arkivi
Policia e Kosovës, foto nga arkivi
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar kanë kreyer kontrollimin e një lokacioni, pronë e PTK-së në Shtërpcë, njofton përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës.

Në të theksohet se në mbështetje të njësive përkatëse policore policia ka realizuar urdhëresën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dhe bazuar në këtë urdhëresë zyrtaret policorë kanë kryer kontrollimin i një lokacioni në Shtërpcë pronë e PTK-së, me dyshimin e bazuar se në atë lokacion ishin të vendosura (fshehura) një sasi e armatimit dhe municionit.

“Operacioni policor është realizuar duke respektuar të gjitha rregullat dhe procedurat ligjore dhe në prani të dy dëshmitarëve punonjës të PTK-së të përkatësisë etnike serbe. Kontrolli është realizuar pa ndonjë incident dhe pa ndonjë dëmtim material të objektit dhe, me këtë rast nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në lokacionin e kontrolluar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
XS
SM
MD
LG