Ndërlidhjet

Princi Filip shtrohet në spital


Princi Filip
Princi Filip
Princi Filip i Britanisë, bashkëshorti 91 vjeçar i Mbretëreshës Elizabeta II është dërguar në spital për të ndërmarrë “masa parandaluese”.

Pallati Bakingem nuk ka dhënë detaje të tjera në njoftimin e lëshuar për media.

Prnici Filip qe shtruar në spital edhe në muajin qershor për pesë ditë, për shkak të një infeksioni në fshikëzën urinare, në kohën sa festohej jubileu i 60-të i mbretëreshës në fron.

Ai së fundi ëshët paraqitur në hapjen e Lojërave Olimpike. Princi Filip është një ish oficer i marinës, që është martuar me mbretëreshën në vitin 1947.
XS
SM
MD
LG