Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten 20 pasagjerë autobusi


Pakistan, foto nga arkivi
Pakistan, foto nga arkivi
Të paktën 20 myslimanë shiitë janë vrarë në një sulm mbi autobusë në Pakistanin veri-perëndimor, kanë bërë me dije zyrtarët.

Incidenti, sipas agjencisë, DPA, ka ndodhur në qarkun Manshera.

Personat e armatosur i kanë ndaluar tre autbousë që po udhëtonin nga Ravalpindi afër Islambadit për në Gilgit në veri.

Zyrtari policor Ali Sher tha se rreth 40 persona të armatosur dhe të veshur në uniforma policie ua kanë kontrolluar dokumentet e identifikimit dhe i kanë vrarë 20 shiitë.

Ai tha se sulmuesit kanë ikur, derisa autoritetet janë në kërkim të tyre.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Militantët talibanë i sulmojnë shpesh shiitët. Në muajin shkurt, militantët kanë vrarë 18 shiitë në një sulm të ngjashëm në autobus.
XS
SM
MD
LG