Ndërlidhjet

Konfirmohet aktakuza për rastin e kontrabanimit të emigrantëve


Ilsutrim
Ilsutrim
Gjykata e Qarkut në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga një prokuror i EULEX-it kundër pesë të akuzuarve për një rast që ka të bëjë me kontrabandimin e emigrantëve nga Kosova në vendet tjera të huaja, kryesisht në Amerikë.

Bekë Nikqi, Qerim Dreshaj, Nuradin Ahmeti, Pjetër Krasniqi dhe Jeton Smaka, sipas aktakuzës, akuzohen për veprat penale të përfshirjes në kontrabandimin e emigrantëve, përpjekjes për përfshirje në kontrabandimin e emigrantëve dhe për prodhimin, ofrimin dhe posedimin e dokumenteve të falsifikuar të udhëtimit apo identifikimit për ta mundësuar kontrabandimin e emigrantëve dhe për të përfituar dobi financiare apo dobi tjera materiale, bën me dije EULEX-i.

Sipas njoftimit, të dyshuarit pretendohet se i kanë pajisur disa persona me dokumente të falsifikuara për të udhëtuar nga Kosova në vendet e huaja kundrejt shumave të mëdha të parave. Rasti i tyre gjithashtu ka të bëjë me Demë Nikqin, i dyshuari kryesor, i cili po ashtu pretendohet të jetë i përfshirë në kontrabandimin e emigrantëve.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror i qarkut i EULEX-it në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG