Ndërlidhjet

Rrëzimi i helikopterit, 7 ushtarë amerikanë të vrarë


Afganistan, foto ilustruese
Afganistan, foto ilustruese
NATO tha se nga rrëzimi i helikopterit në jug të Afganistanit, në mesin e 11 të vrarëve janë shtatë ushtarë amerikanë.

Përmes një deklarate për media, zëdhënësi i talebanëve Qari Jusuf Ahmadi deklaroi se militantët talebanë e kanë rrëzuar helikopterin amerikan Uh-60 Blackhawk.

Deklarata nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.

Zëdhënësi i ISAF-it, Gynter Katz, duke folur për Radio Afganistanin e Lirë të RFE/RL-së, tha se katër afganë gjithashtu kanë vdekur në aksident, përfshirë një përkthyes civil dhe tre anëtarë të forcave të sigurisë afgane.

Fillimisht u njoftua se në aksident janë vrarë 3 ushtarë amerikanë, derisa përkatësia etnike e katër trupave tjerë ndërkombëtarë nuk qe bërë e ditur.

Katz tha se rrëzimi i helikopterit ka ndodhur në provincën jugore të Kandaharit, një bastion tradicional i grupit militant. Ai tha se shkaku i aksidentit është duke u hetuar.
XS
SM
MD
LG