Ndërlidhjet

Albanologët kujtojnë 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë


Foto arkivi
Foto arkivi
Në Seminarin XXXI për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili është duke u mbajtur në Prishtinë, sesioni i sotëm shkencor i është kushtuar 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Albanologë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe nga të gjitha viset shqiptare kanë përkujtuar dhe vlerësuar lart personalitetet e shquara të kombit.

Sala Ahemtaj, në kumtesën e saj kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ka thënë se dekada e parë e shekullit 20 ka shpërfaqur një elitë politike, kulturore dhe luftarake, që “është përpjekur në vazhdimësi t’i udhëheqë zhvillimet kulturore dhe politike të kombit dhe t’i pamundësojë tronditjet e vlerave kombëtare”.

Xheladin Shala, në kumtesën e tij të titulluar “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe roli i Kosovës", ka kujtuar se shqiptarët e Kosovës kanë qenë pjesë aktive e të gjitha luftërave në çlirimin dhe bashkimin e një shteti të të gjithë popullit shqiptar.

Kumtesa për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë kanë lexuar edhe studiues tjerë të gjuhës shqipe, si: Isa Shema, Lush Culaj dhe Mehmet Rukiqi.

Në aktivitetin më të madh të albanologjisë në Kosovë po marrin pjesë më shumë se 100 studiues të kulturës shqiptare.

Seminari për gjuhën dhe letërsinë shqipe ka filluar më 13 të këtij muaji dhe do të zgjasë 13 ditë.
XS
SM
MD
LG