Ndërlidhjet

"Pussy Riot" gjendet fajtor


Pussy Riot
Pussy Riot
Gjykatësi rus ka deklaruar se anëtaret e grupit “Pussy Riot” janë gjetur fajtore për huliganizëm, të motivuar nga urrejtja fetare.

Nadezhda Tolokonikova, Maria Aliokhina dhe Jekaterina Samutseviç janë gjykuar për shkak të performancës së tyre në Katedralen e Moskës Shpëtimtari Krisht, kundër sundimit të presidentit Vladimir Putin.

Tri vajzat ndodheshin në paraburgim që nga muaji mars. Prokurorët kanë kërkuar dënimin prej tre vjetësh heqje lirie, ndërkohë që masa pritet të shqiptohet së shpejti.
XS
SM
MD
LG