Ndërlidhjet

Vulin nis vizitën në Kosovë


Ilustrim
Ilustrim
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka nisur vizitën në Kosovë, duke u takuar me, siç shkruajnë mediat serbe, “përfaqësues të kompanive publike dhe institucioneve shtetërore” të Komunës së Shtërpcës.

Autoritetet kosovare, në anën tjetër, kanë konfirmuar se i kanë dhënë lejen e qëndrimit zotit Vulin, i cili, përveç Shtërpcës, do të vizitojë edhe Prizrenin, Rahovecin dhe Hoçën e Madhe.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se vizita është paralajmëruar si vizitë e karakterit fetar.
XS
SM
MD
LG