Ndërlidhjet

Moska ndalon “paradën e krenarisë” për 100 vjet


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata e Moskës ka mbështetur ndalimin e organizimit të “paradës së krenarisë” në Moskë për 100 vjetët e ardhshëm.

Aktivistët që mbështesin të drejtat e komunitetit homoseksual dhe lesbik kanë kërkuar vendimin e gjykatës, me shpresën se kjo e fundit do të shfuqizojë ndalesën e Këshillit të Qytetit të Moskës për aktivitetin në fjalë.

Aktivisti më i njohur i këtij komuniteti në Rusi, Nikollaj Aleksejev, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në mënyrë që Moska të pranojë se ndalesat janë të padrejta.

Autoritetet e qytetit kanë marrë vendimin para më shumë se dy muajsh.
XS
SM
MD
LG