Ndërlidhjet

Vulin kërkon më shumë siguri për serbët


Ilustrim
Ilustrim
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot në Shtërpcë se nuk duhet të ketë ndarje në mes të serbëve të Kosovës.

Ai ka thënë se duhet të rritet numri i tyre në Kosovë, ashtu si edhe siguria për ta.

“Insistojmë që të rritet siguria. Me neveri dëgjojmë çdo ditë raporte për sulme, rrahje, tentim-vrasje dhe vrasje të të kthyerve tanë dhe nuk mund të kuptojmë se si komuniteti ndërkombëtar dhe të gjithë ata që kanë marrë përgjegjësitë për një jetë të përbashkët në Kosovë, nuk mund t’i sjellin autorët para drejtësisë”, ka thënë Vulin, raportojnë mediat serbe.

Zyrtarit serb i është dhënë leja e qëndrimit në Kosovë nga autoritetet kosovare. Përveç Shtërpcës, ai viziton edhe Prizrenin, Rahovecin dhe Hoçën e Madhe.

Vulin do të qëndrojë në Kosovë edhe të shtunën.
XS
SM
MD
LG