Ndërlidhjet

Gjykata gjermane zgjeron rolin e ushtrisë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Gjykata më e lartë e Gjermanisë ka vendosur të premten se ushtria mund të përdorë forcën vdekjeprurëse në vend, “në disa situata ekstreme”.

Gjykata Kushtetuese Federale ka thënë se vendimi duhet të miratohet nga Qeveria federale, raporton DPA.

Pas mizorive të kryera nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kushtetuta e Gjermanisë ka kufizuar në mënyrë të rreptë kompetencat e forcave të armatosura.

Gjykata ka thënë se forcat e armatosura nuk janë lejuar të qëllojnë aeroplanin e pasagjerëve, në rast se ai do të rrëmbehej nga terroristët.

Kjo do të thotë se ushtarakët mund të qesin vetëm të shtëna paralajmëruese për të detyruar aterrimin e aeroplanit.

Vendimi i së premtes është bazuar në skenarin e një sulmi terrorist në vend publik.
XS
SM
MD
LG