Ndërlidhjet

Çeki: Policia e arrestoi mbështetësin e Breivikut


Ekstremistët e krahut tlë djathtë në gjykatë në qytetin Ostrava në vitin 2010
Ekstremistët e krahut tlë djathtë në gjykatë në qytetin Ostrava në vitin 2010
Policia e Çekisë e ka arrestuar një simpatizues të dyshuar të sulmuesit norvegjez me bombë, Anders Breivik, pasi në shtëpinë e tij ka gjetur pushkë automatike dhe eksploziv.

Sipas policisë, 29 vjeçari i dyshuar, i cili në imejla e ka përdorë emrin e Breivikut, ishte arrestuar më 10 gusht në qytetin Ostrava.

Policia tha se është e paqartë se kë ky person mund ta ketë marrë në shënjestër. Emri i të arrestuarit nuk është shpallur, por ai ishte dënuar disa herë, përfshirë edhe dënimin me kusht prej gjashtë muajsh në vitin 2010, për shpërthimin e një bombe të prodhimit shtëpiak në një pompë benzine në qytetin Ostrava.

Më 22 korrik të vitit 2011, sulmuesi norvegjez me gombë, Anders Breivik, nëpërmjet makinës-bombë i ka vrarë tetë vetë afër një ndërtese qeveritare në kryeqytetin Oslo, e pastaj ka shkuar në ujdhesë ku i ka vrarë 69 vetë, shumica prej tyre të rinjë.
XS
SM
MD
LG