Ndërlidhjet

Afganistan: Është vrarë një ushtar britanik


Kryeministri britanik Dejvid Kamerun, gjatë vizitës së ushtarëve britanikë në provincën Helmand në muajin korrik të këtij viti
Kryeministri britanik Dejvid Kamerun, gjatë vizitës së ushtarëve britanikë në provincën Helmand në muajin korrik të këtij viti
Britania ka konfirmuar sot se një ushtar i saj është vrarë në Afganistan.

Në kumtesë, ministria e mbrojtjers e Britanisë tha se ushtari kishte vdekur nga zjarri armiqësor në qarkun Nahr-e Saraj, në provincën jo të qetë Helmand, ditën e premte.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Sipas kumtesës, numri i ushtarëve britanikë të vrarë në Afganistan, ka arritur në 425, ndërsa 385 prej tyre janë vrarë nga zjarri armiqësor.

Britania i ka afro 9500 ushtarë në Afganistan, dhe pas Shteteve të Bashkuara, është kontribuesi më i madh në Forcën Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë në Afganistan.

Ushtarët britanikë e kanë bazën në provincën Helmand, ku ata po i luftojnë kryengritësit talibanë dhe po i stërvisin forcat e sigurisë së Afganistanit.
XS
SM
MD
LG