Ndërlidhjet

Afganistan: Tre ushtarë të NATO-s të vrarë dhe disa militantë


Ushtarët amerikanë hedhin predha në pozicionet e dyshuara të militantëve në Kunar të Afganistanit
Ushtarët amerikanë hedhin predha në pozicionet e dyshuara të militantëve në Kunar të Afganistanit
Zyrtarët e NATO-s në Afganistan thonë se sot kanë konfirmuar se lideri i lartë taliban, Maulavi Nur Mohamed, dhe zëvendësi i tij, ishin në mesin e disa militantëve të vrarë nga sulmi ajror i së shtunës, në provincën Kunar të Afganistanit.

NATO-ja thotë se Nur Muhamed, i cili është i njohur edhe si Turabi, i kishte “udhëhequr të gjitha aktivitetet talibane” në qarkun Çapah Darah të Kunarit.

Aleanca veri-atlantike, ka njoftuar se nga një sulm me bombë sot janë vrarë tre ushtarë ndërkomnbëtarë që shërbenin në pjesën lindore të Afganistanit.

NATO-ja nuk ka dhënë detaje për emrat apo për kombësinë e ushtarëve të vrarë.

Pjesa më e madhe e trupave të jashtme në pjesën lindore të Afganistanit, janë nga Shtetet e Bashkuara, por ka edhe ushtarë nga vendet e tjera.
XS
SM
MD
LG