Autoritetet në Birmani kanë shpallur fundin zyrtar të censurës së medias në vend.
Kreu i Departamentit të Vëzhgimit të Shtypit dhe të Regjistrimit, Tint Sue, tha se gazetarëve nuk do t’u kërkohet më që ta dorëzojnë punën e tyre për censurën shtetërore, para publikimit - një praktikë e detyrueshme që nga viti 1964.
Agjencia e lajmeve AFP citoi një “redaktor të një gazete javore të Jangonit” te këtë thënë se vendimi paraqet “një ditë të madhe për të gjithë gazetarët, të cilët kanë punuar në këto kufizime të urryera për shumë vite”.
AFP tha se redaktori “preferoi të mos identifikohet.”
Reformat e tjera të zbatuara nga ish junta ushtarake e Birmanisë në vitin e kaluar përfshinin përfundimin e paraburgimit të kryetares së opozitës Aung San Su Ki, e cila në zgjedhje pastaj fitoi një ulëse në parlament.