Ndërlidhjet

Ndalen rrjetet celulare nga frika e sulmeve


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet pakistaneze kanë ndaluar përkohësisht funksionimin e rrjeteve të telefonisë celulare në qytetet e mëdha nga frika e sulmeve talibane gjatë festës së Bajramit.

Masat drakonike të sigurisë hynë në fuiq të dielën, kur miliona njerëz po iu telefononin miqve dhe të afërmve për t’ua uruar festën e Fitër Bajramit.

Televizioni shtetëror citoi ministrin e Brendshëm Rehman Malik të ketë thënë se qeverisë i vjen keq për pezullimin, por kjo sipas tij ka qenë e nevojshme, për “shkak të rrezikut nga sulmet terroriste”.

Autoritetet thanë se kanë qenë të shqetësuar se telefonat celularë mund të ishin përdorur për të koordinuar sulmet osë për të shkaktuar shpërthimin e bombave.

Rrjetet janë rifunskionalizuar të hënën.
XS
SM
MD
LG