Ndërlidhjet

Greqia e do pakon tjetër financiare


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Zyrtarët financiarë të Greqisë duan të finalizojnë shkurtimet 11.5 milionë euroshe në shpenzime për të marrë një pako tjetër ndihmëse, njofton agjencia e lajmeve AP.

Ministri i financave, Janis Sturnaras, u takua me zëvendësministrin e tij dhe ministrin e punës, Janis Vrutsis, për të diskutuar masat që duhet të ndërmerren në këtë drejtim.

Takimi erdhi para një varg takimesh të nivelit të lartë që kryeministri, Antonis Samaras, do të zhvillojë gjatë javës.

Kryeministri i Luksemburgut, Xhon Klodë Jynker, që po kryeson takimet e ministrave të financave në Eurozonë do të jetë pjesë e takimeve që do të zhvillojë Samaras.

Të premtën dhe të shtunën, kreu i ekzekutivit grek do ta takojë edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin francez, Fransua Holandë.
XS
SM
MD
LG