Ndërlidhjet

Vazhdon dhuna në Siri


Pamje të pasojave të luftës në Siri
Pamje të pasojave të luftës në Siri
Grupet e aktivistëve në Siri njoftuan se gjatë përleshjeve ndërmjet rebelëve dhe forcave të regjimit në qytetin jugor të Daras janë vrarë gjashtë persona, në mesin e të cilëve dy femijë dhe dy gra.

Përleshjet vijnë në ditën e dytë të Fitër Bajramit.

Mirëpo, raportet e Organizatës Vëzhguese për të Drejtat e Njeriut në Siri dhe Komitetit për Koordinim Lokal nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur.

Aktivistët thonë se, që nga shpërthimi i dhunës në Siri në mars të vitit të kaluar, janë vrarë diku 20 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG