Ndërlidhjet

Rusët akuzojnë Madonna-n


Madonna gjatë performancës së saj në Shën Petersburg
Madonna gjatë performancës së saj në Shën Petersburg
Nëntë aktivistë anti-homoseksualë nisën një proces gjyqësor me peshën financiare prej 10 milionë dollarësh kundër Madonnas duke thënë se janë ofenduar nga mbështetja, të cilën ajo u ka bërë homoseksualëve në koncertin e saj të fundit në Shën Petersburg.

Avokati i aktivistëve tha se procesi është nisur kundër organizatorëve të koncertit të Madonnas sikurse kundër sallës së koncertit.

Një gjykatë e qarkut në Shën Petersburg njoftoi se do të vendos për këtë çështje kah fundi i kësaj jave.

Gjatë koncertit të saj, Madonna u zhvesh duke i vënë në pah të brendshmet dhe mbishkrimin “No Fear!”-thirrje drejtuar homoseksualëve dhe respektimit të të drejtave të tyre.

Shën Petersburgu kishte miratuar, më herët gjatë këtij viti, një ligj që parasheh dënime për njerëzit, të cilët shpallen fajtor për “promovimin e homoseksualizimit” tek të rinjtë.
XS
SM
MD
LG