Ndërlidhjet

Incident vdekjeprurës në burgun venezuelian


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Më shumë se 20 të burgosurë dhe një vizitor u vranë të hënën gjatë shpërthimit të dhunës ndërmjet grupeve rivale në një burg në afërsi të kryeqytetit venezuelian, citon AP-ja një ministër të këtij vendi.

“Janë më shumë se 20 të vdekur dhe anëtari familjar i njërit prej të burgosurve është vrarë gjithashtu”, tha ministri për burgje i Venezuelës, Iris Varela, në një deklaratë dhënë televizionit VTV.

Ai tha se dhuna shpërtheu të dielën ndërmjet “dy grupeve të armatosura rëndë” në burgun Jare në afërsi të Karakasit, por se gjendja i është kthyer normalitetit të hënën.

Raportet e mediave lokale thanë se qindra anëtarë të familjes po i vizitonin të burgosurit në kohën kur ndodhi incidenti.

Në muajin shkurt ishin vrarë 28 të burgosurë, ndërsa ishin plagosur 17 të tjerë gjatë përleshjeve në një burg në Merida dhe rikthimi i kontrollit në atë qendër të burgimit kishte zgjatur tri javë.

Pas një varg incidentesh të ngjashme, preisdenti i Venezuelës, Hugo Çavez, kishte krijuar një ministri për t’u marrë enkas me këtë çështje, por ekspertët thonë se burgjet mbesin vatër e dhunës për shkak të grupeve të burgosura që kanë qasje të lehtë në armë.
XS
SM
MD
LG