Ndërlidhjet

Ekuadori parapëlqen dialogun me Londrën


Themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulien Asenzhi
Themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulien Asenzhi
Ministri i jashtëm i Ekuadorit, Rikardo Patino, tha se është i gatshëm për bisedime me Britaninë lidhur me fatin e themeluesit te WikiLeaks-it, Xhulien Asenzhi, i cili vazhdon të qëndrojë në ambasadën e këtij shteti në Londër.

Ekuadori i garantoi azil Asenzhit në javën e kaluar duke shkaktuar tensione diplomatike në mes të Kuitos dhe Londrës.

Autoritetet suedeze kanë kërkuar ekstradimin për në Stokholm të Asenzhit ku ai akuzohet për keqtrajtim seksual.

“Ne preferojmë të vazhdojmë përpjekjet për bisedime me Britaninë e Madhe”, i tha Patino televizionit Gama.

“Adresimi i kësaj çështje tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të ishte hapi që do të ndërmerrej më pas”, theksoi ai.

Britania inatosi Ekuadorin kur tha se Akti për Kushtet Diplomatike dhe Konsulore i vitit 1987 ia mundëson Londrës t’ia heq imunitetin ambasadës dhe ta arrestojë Asenzhin.
XS
SM
MD
LG