Ndërlidhjet

Arrestohen të dyshuarit për sulmet në Tripoli


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Autoritetet libiane arrestuan katër njerëz që dyshohet se kanë zbatuar dy sulme vdekjeprurëse me bomba veturash në Tripoli.

Policia tha se sulmuesit e dyshuar ishin besnikë ndaj ish-presidentit, Muamer Gadafi.

Në mesin e të arrestuarve, sipas policisë, janë i dyshuari kryesor dhe katër bashkëpunëtorë të tij të mundshëm, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin e pestë.

Gjatë shpërthimeve që ndodhën të dielën u vranë dy njerëz, ndërsa u lënduan katër të tjerë.

Sulmet me bomba ishin sulmet e para vdekjeprurëse në Tripoli që pas dëbimit nga pushteti të Gadafit në vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG