Ndërlidhjet

Obama ia tërheq vërejtjen Asadit


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama, ia tërhoqi të hënën vërejtjen presidentit të Sirisë, Bashar Al Asad, rreth përdorimit eventual të armëve kimike nga ky shtet.

Kjo, sipas Obamas, do të ndryshonte pikëpamjen e Shteteve të Bashkuara në kundërpërgjigjien ndaj rasteve të tilla.

Por, presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara “janë duke e monitoruar situatën me shumë kujdes” dhe se administrata e tij “ka bërë gati një varg planesh për raste të ndryshme”.

Obama tha se do të kishte “pasoja enorme” nëse regjimi i Asadit nis përdorimin e armëve kimike, që sipas tij është “vija e kuqe” për Uashingtonin zyrtar.

Regjimi i Asadit thuhet se ka qasje në armët kimike që përmbajnë gaze nervore ose që mund të shkaktojnë një luftë bakterologjike.
XS
SM
MD
LG