Ndërlidhjet

Irani shfaq versionet e reja të armëve


Iran, foto nga arkivi
Iran, foto nga arkivi
Ushtria e Iranit ka shënuar Ditën e Industrisë së Mbrojtjes duke i përuruar versionet e avancuara të armëve të ndryshme - duke përfshirë edhe atë që zyrtarët thanë se është një rakete me rreze të shkurtër veprimi tokë-tokë.

Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, raportoi se versioni i ri i raketave Fateh-110, me një gamë prej 300 kilometrash ka kapacitet të shpejtë startues dhe mund të veprojë në kushte të motit të pafavorshëm.

Në ceremoni sot në Teheran u shfaq edhe motori Bonyan-4 për anijet e marinës.

Pretendimet iraniane në lidhje me kapacitetet e armëve iraniane është e pamundur të verifikohen në mënyrë të pavarur pasi qeveria zakonisht nuk jep detaje teknike të armëve dhe pajisjeve tjera.
XS
SM
MD
LG