Ndërlidhjet

SHBA lehtëson dërgimin e ndihmave në Iran


Iran
Iran
Shtetet e Bashkuara thanë sot se kanë lëshuar një licencë të përkohshme të përgjithshme për të lehtësuar dërgimin e ndihmave për viktimat e 11 gushtit në Iran.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se leja e përgjithshme do të mbetet në fuqi deri më 5 tetor të këtij viti.

Në bazë të licencës, OJQ-të mund të transferojnë fonde deri në 300 mijë dollarë në Iran për t'u përdorur për ndihmat humanitare dhe aktivitetet e rindërtimit, që ndërlidhen me pasojat e tërmetit.

Për të transferuar më shumë se 300 mijë dollarë në Iran, OJQ-të duhet të aplikojnë për një licencë të veçantë.

“Leja e Përgjithshme është një demonstrim i angazhimit të administratës për të mbështetur popullin iranian të prekur nga kjo tragjedi", ka thënë në një deklaratë Departamenti i Thesarit.

Më shumë se 300 njerëz vdiqën dhe shumë të tjerë u lënduan në dy tërmetet që goditën veriperëndimin e Iranit duke rrafshuar edhe disa fshatra.
XS
SM
MD
LG