Ndërlidhjet

Greqia kërkon nga BE "hapësirë për frymëmarrje"


Kryeministri grek Antonis Samaras
Kryeministri grek Antonis Samaras
Kryeministri grek Antonis Samaras ka kërkuar më shumë kohë për të zbatuar shkurtimet e ashpra të shpenzimeve dhe reformat.

Në një intervistë të botuar të mërkurën për të përditshmen gjermane “Bild”, Samaras tha se Greqisë i duhet një “hapësirë për frymëmarrje” me qëllim që të ringjallë më shpejtë ekonominë dhe të rrisë të ardhurat e shtetit.

Ai i bëri këto komente para bisedimeve të sotme me kreun e eurozonës, Zhan-Klod Xhanker si dhe takimeve të kësaj jave me liderët gjermanë dhe francezë.

Samaras është nën presion për të treguar se Greqia mund të përmbushë angazhimin e saj që brenda dy vjetësh të shkurtojë shpenzimet publike në vlerë prej 11.5 miliardë euro në mënyrë që të kualifikohet për pagesën e ardhshme prej 31.5-miliardë eurosh në muajin shtator.

Moszhbllokimi i fondeve mund ta çojë Greqinë drejt dështimit të larjes së borxheve të saj masive publike.

Udhëheqësit e eurozonës kanë rezistuar deri më tani që të zbusin kushtet e pakos së shpëtimit.
XS
SM
MD
LG