Ndërlidhjet

Prokurorët duan dënim të përjetshëm për Tolimirin


Zdravko Tolimir
Zdravko Tolimir
Prokurorët e Gjykatës së Hagës kanë kërkuar dënim të përjetshëm me burg për ish-gjeneralin serb të Bosnjës, Zdravko Tolimir, ka konfirmuar sot zëdhënësja e Tribunalit, Nerma Jellaçiq.

Tolimir akuzohet për vepra të gjenocidit, krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera lufte në Bosnjë gjatë vitit 1995, përfshirë dhe rolin në Masakrën e Srebrenicës.

“Gjenerali Tolimir duhet të mbajë përgjegjësinë, sepse ka qenë në krye të grupit vrasës, i cili më 13-16 korrik të vitit 1995, ka zbatuar urdhrat e Radovan Karaxhiqit dhe të Ratko Mlladiqit që të gjithë meshkujt myslimanë të Srebrenicës, të aftë për ushtri, të vriten”, ka thënë prokurori Piter Meklloski.

Gjykimi i Tolimirit ka nisur në shkurt të vitit 2010, ndërsa sot pasdite do të bëjë deklaratën përfundimtare.
XS
SM
MD
LG