Ndërlidhjet

Kenia: 48 të vrarë nga dhuna ndëretnike


Kenia - foto arkivi
Kenia - foto arkivi
Të paktën 48 persona, shumica gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën në përleshjet ndëretnike në juglindje të Kenias.

Përleshjet kanë ndodhur ndërmjet grupeve Orma dhe Pokomo, ka bërë të ditur policia lokale.

Ngjarja në fjalë është incidenti më i rëndë i ndodhur që kur aktet e dhunës kanë tronditur vendin pas zgjedhjeve të debatueshme, katër vjet më parë.

Burimet policore kanë deklaruar për agjencinë e lajmeve AFP se personat e vrarë janë rrahur deri në vdekje ose janë djegur të gjallë kur kasolleve të tyre u është vënë flaka.
XS
SM
MD
LG