Ndërlidhjet

Kabuli fajëson “spiunët e huaj” për sulmet e brendshme


Afganistan
Afganistan
Qeveria afgane ka fajësuar “infiltrimin e agjencive të huaja të spiunimit” në mesin e forcave të saj të sigurisë”, për vrasjet e ushtarëve ndërkombëtarë nga trupat e Afganistanit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane kanë shprehur shqetësime të thella për vrasjen e 10 ushtarëve, shumica amerikanë, në dy javët e fundit.

Zëdhënësi i Presidencës afgane, Aimal Faizi, ka thënë se shërbimet e inteligjencës, përfshirë ato të vendeve fqinje, kanë luajtur rol në sulmet e brendshme.

Në të kaluarën, shërbimet inteligjente në Pakistan dhe Iran janë akuzuar se kanë ndihmuar kryengritësit afganë të destabilizojnë vendin.
XS
SM
MD
LG