Ndërlidhjet

Forcat qeveritare të Sirisë po vazhdojnë edhe të enjtën sulmet ndaj zonave të kontrolluara nga luftëtarët opozitarë në tërë vendin-kryesisht në zonat përreth Damaskut, njoftuan aktivistët për të drejtat e njeriut.

Forcat e regjimit thuhet se kanë sulmuar qarkun e Al Hajar Al Asvad-it në jug të Damaskut.

Kryengritësit rebelë, ndërkaq, thuhet se e kanë sulmuar qarkun e Al Kadamit ku i kanë vrarë 10 ushtarë, ndërsa i kanë plagosur disa të tjerë.

Luftimet në Allepo-qendrën e përleshjeve përgjatë disa javëve të kaluara, nuk kanë përfunduar ende.

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, vlerësoi se civilët po përballen me dhunë “të tmerrshme” në Allepo.
XS
SM
MD
LG