Ndërlidhjet

Siri: Vazhdoi ofensiva e forcave qeveritare një Damask


Tym nga ndërtesat në një lagje të Alepos
Tym nga ndërtesat në një lagje të Alepos
Trupat e qeverisë së Sirisë, të mbështetura nga tanket, helikopterët dhe artileria, sot e kanë vazhduar për të dytën ditë me radhë, ofensivën e tyre në lagjet jugore të kryeqytetit Damask.

Ky është sulmi më i ashpër rreth Damaskut, prej se armata pretendoi se e ka rimarrë kontrollin në pjesën më të madhe të kryeqyteitit nga kryengritësit.
Ka pasur edhe raporte për vrasjen e një duzine njerëzish nga sulmi në lagjen Daraja, me popullatë shumicë myslimane sunite dhe në rrethet jugore të kryeqytetit, al-Hajar dhe al-Asvad.

Aktivistët thonë se sot herët në mëngjes, forcat e presidentit Bashar al-Asad, poashtu kanë ndërhyrë edhe në hapësirën Kafr Souseh, duke bërë shumë arrestime.
Njëherësh, në qytetin verior Alepo, banorët thonë se forcat qeveritare janë kthyer në tri lagje të banuara me popullatë shumicë të krishterë, Xhdeide, Telal dhe Sulamanijah, që ishin nën kontrollin e luftëtarëve kryengritës prej fundjavës.
XS
SM
MD
LG